Një vit pas ndarjes nga jeta/ Kisha Orthodokse përkujton Kryepeshkopin Anastas

Një vit pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas më 25 Janar të viti të kaluar, Kisha Orthodokse Autoqefale përkujtoi figurën dhe veprën e tij me një meshë përkujtimore të mbajtuar në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Mesha u drejtua nga kryepeshkopi Joan, i cili mbajti një fjalë të thellë shpirtërore dhe reflektuese për trashëgimin që la pas Kryepeshkopi Anastas.

Kryepeshkopi Joan në fjalën e tij theksoi se përkujtimi nuk është thjesht formalitet por nevojë shpirtërore për reflektim dhe falenderim.

Ai kujtoi gjithashtu mësimet kryesore të Kryepeshkopit Anastas si, Liturgjia pas Liturgjisë, dashuria pa kufij, roli i kishës si shërbim dhe besimi si një udhëtim i vazhdueshëm drejt perëndisë.

Ai vecoi gjithashtu mesazhin e Kryepeskopit Anastas për rolin paqësor të fesë dhe u rikujtua gjithashtu kontributi i tij vendimtarë në ringjalljen e kishës Orthodokse  në Shqipëri.

Në përfundim mirënjohjes për jetën dhe veprën e Kryepeshkopit Anastas ju bashkua dhe një lutje që kisha të ecë e bashkuar  në rrugën që ai la, si nderimi më i madh për kujtimin e tij. ‘I përjetshëm qoftë kujtimi i tij’ u tha në mbyllje.