DËSHMITË E KOMUNIZMIT/ Misteret në Muzeun “Shtëpia me Gjethe” tërheqin turistët e huaj! Turisti nga SHBA: Nuk e kisha menduar sa i frikshëm ishte kontrolli

Shtëpia me Gjethe, muzeu unik i përgjimeve gjatë komunizmit në Shqipëri, mbetet një ndalesë e rëndësishme për turistët e huaj që kërkojnë të njohin nga afër të shkuarën komuniste të vendit.

Historitë e përgjimeve kudo tërheqin kureshtar e ngjallin interes.

Ca më shumë kur vijnë nga e shkuara komuniste në  Shqipëri që ende ka mistere.

Muzeu kombëtar i përgjimeve “shtëpia me gjethe”, unik në llojin e tij është ndër pikat më të vizituara të kujdesës historike në Tiranë e jo vetëm nga shqiptarët e turistët e huaj.

Gjatë vitit 2025 ky muze ka regjistruar rreth 78 mijë vizitorë, një shifër që tregon interesin e vazhdueshëm për materialet arkivore, pajisjet e përgjimit dhe dëshmitë autentike që paraqet.

Drejtoresha e Muzeut, Etleva Demollari, zbulon se turistët e huaj janë vizitorët kryesore në rrugëtimin për të zbuluar dimensione të Shqipërisë që nuk i kanë njohur.

DËSHMITË E KOMUNIZMIT/ Misteret në Muzeun “Shtëpia me

Ky turist amerikan ndalet për disa çaste para një prej dhomave të përgjimit dhe shprehet i prekur nga ajo që sheh.

DËSHMITË E KOMUNIZMIT/ Misteret në Muzeun “Shtëpia me

“Jam vërtet i impresionuar, nuk e kisha imagjinuar kurrë se sa i detajuar dhe i frikshëm ka qenë ky sistem kontrolli, prandaj këto histori duhet të ruhen dhe të tregohen”, shprehet ai.

DËSHMITË E KOMUNIZMIT/ Misteret në Muzeun “Shtëpia me

Prioritet i punës së këtij muzeu të veçantë është brezi i ri dhe njohja e tyre me të vërtetën për këtë periudhën të errët të vendit.

Muzeu Shtëpia me Gjethe nuk është thjesht një hapësirë ekspozimi, por një dëshmi e gjallë e së shkuarës, që vijon të ngjallë kureshtje, emocion dhe reflektim, duke u kthyer në një pikë referimi për turizmin kulturor dhe historik në Shqipëri.