107 VITE NGA KALIMI NË AMSHIM/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, sot u zhvilluan në Vlorë, homazhe në varrin e tij monumental.

Për të nderuar kujtimin dhe veprën e Ismail Qemalit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini dhe personalitete të tjera morën pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

Ministri i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se duke përkujtuar veprën këmbëngulëse të Ismail Qemalit, ripërtërijmë paktin shekullor të Vlorës për pavarësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar Shqipërinë përpara.

Ismail bej Vlora, ishte arkitekti i shtetit shqiptar, me një vizion shtetformues dhe guxim politik, ai i dha Shqipërisë pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetit shqiptar.

Ismail Qemali ishte pasardhës i njërës prej familjeve më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Lindi në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut.

Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.

Homazhe zhvilluan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, kryetari i degës së PD-së Vlorë Hysni Sharra, si dhe anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike, vendosën kurora me lule në varrin monumental të Ismail Qemalit.

Në fjalën e tij, deputeti Bujar Leskaj vlerësoi figurën dhe kontributin historik të Ismail Qemalit, duke e cilësuar atë si shtetarin që vendosi interesin e kombit mbi interesin personal. Sipas Leskajt, Ismail Qemali mbetet një model i përjetshëm i drejtimit të ndershëm dhe i përgjegjshëm të shtetit.

Leskaj theksoi se nëse Ismail Qemali do të ishte gjallë sot, nuk do të ishte krenar për Shqipërinë aktuale, e cila sipas tij është e mbërthyer nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe elementë të diktaturës.

Në këtë kontekst, u nënvizua se protesta e paralajmëruar nuk është një protestë partiake, por një thirrje qytetare kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, në frymën e vlerave që përfaqësonte Ismail Qemali.

Megjithatë, as këtë vit përkujtimi i 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit nuk e bëri bashkë klasën politike, e cila zhvilloi homazhe në orare të ndara pranë varrit monumental të Atit të