KURSI KEMBIMIT PERMBLEDHJE JANAR 2026 / Monedha evropiane 'humbet' sërish pikë përballë Lekut

Janari 2026 nisi serish me një lek më të fortë në ttregiun valutor duke e vendosur kursin e euros nën 96.65 lekëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur euro këmbehej mesatarisht rreth 98.23 lekë, euro ka humbur rreth 1.58 lekë. Një diferencë që tregon forcimin e monedhës vendase .

Goditja më e fortë erdhi pas datës 20 janar, kur euro pësoi një rënie të ndjeshme, duke zbritur në rreth 96.44 lekë, për të arritur në fund të periudhës nivele edhe më të ulëta, pranë 96.43 lekëve.

Ndërkohë nëse krahasojmë me janarin e vitit 2025, euro ka mbajtur një kurs relativisht midis 98.14 dhe 98.39 lekëve.

Edhe pse luhatjet ishin minimale, euro tregoi një vazhdimësi të lehtë mbi nivelin 98 lekë, duke e mbajtur tregun valutor në një ritëm të qetë.

Ecuria e janarit te vitit 2026 sinjalizon një forcim të lekut, tendencë që është shfaqur edhe në periudhat e mëparshme, por kete vit ne nivele me te uleta.

Pavarësisht luhatjeve të pritshme në tregun valutor, ekspertet nuk prashikojnë rënie të ndjeshme të Euros krahasuar me lekun, duke gjetur një stabilitet afro këtyre niveleve.