Dëmtohet Ismajli, mbrojtësi kuqezi probleme në kavilje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 20:25
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardjan Ismajli, u dëmtua mbrëmjen e së shtunës gjatë sfidës së vlefshme për javën e 22-të të Serie A mes Comos dhe Torinos.
Ismajli u zëvendësua nga trajneri i Torinos, Marco Baroni, në minutën e 21-të pas një problemi në kavilje. Në atë moment, Torino ishte duke humbur me rezultatin 2-0, ndërsa ndeshja përfundoi 6-0 në favor të skuadrës së Cerch Fabregas.
Kjo situatë ndodh në një kohë kur Kombëtarja po përgatitet për fazën play-off të Kupës së Botës, dhe trajneri Sylvinho kërkon t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Për t’u theksuar, Ismajli pak javë më parë ishte rikthyer nga një lëndim.
