Aksidenti në Elbasan përfundon tragjikisht/ I dehur në timon u përplas me pemën, ndërron jetë pasagjeri 21-vjeçar (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2026, 11:19
Një aksident rrugor me pasoja fatale ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan.
Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, doli nga rruga dhe përplasi një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri i automjetit, Nehat Uruçi, 21 vjeç.
Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
