Dh*nonte bashkëshorten e tij/ Parandalohet përshkallëzimi i ngjarjes, arrestohet 53-vjeçari dhe i sekuestrohet a*ma

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në fshatin Lulëzim, në Memaliaj.

Lulëzim Doka ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste se do ta vriste.

Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin, banues në këtë fshat, për veprat penale të "mbajtjes pa leje të armëve" dhe për dhunë në familje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.