Vërejtjet e Trump për trupat e NATO-s në Afganistan/ Reagon Starmer: Ai duhet të kërkojë falje
Marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Britanisë së Madhe janë tensionuar më shumë, që pas tentativës së Trump për të blerë ishullin më të madh autonom në botë të Danimarkës.
Këtë radhë shkak janë bërë deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, lidhur me aleatët e NATO-s , që sipas presidentit, nuk luftuan siç duhet përkrah SHBA-së në Afganistan.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, i cilësoi komentet e Trump si të tmerrshme dhe fyese, dhe sugjeron që presidenti amerikan duhet të kërkojë falje.
‘Më lejoni të filloj duke u bërë homazh 457 pjesëtarëve të forcave tona të armatosura që humbën jetën në Afganistan. Nuk do ta harroj kurrë guximin, trimërinë dhe sakrificën e tyre për atdheun. Ka edhe shumë që u plagosën, disa me lëndime që u ndryshojnë jetën’, u shpreh kryeministri Starmer.
‘Dhe kështu i konsideroj komentet e Presidentit Trump fyese dhe, sinqerisht, të tmerrshme.Dhe nuk jam i befasuar që u shkaktuan kaq shumë lëndim të dashurve të atyre që u vranë ose u plagosën, dhe në fakt në të gjithë vendin’, përmbylli reagimin tij Starmer për Trump.
