OKB kërkon hetim të zgjeruar për shkeljet e të drejtave në Iran

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së pritet të mbajë një seancë urgjente për Iranin, mes shqetësimeve për dhunë të përhapur dhe shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Nisma synon dënimin e situatës dhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar të zgjeruar.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një seancë urgjente për situatën në Iran.

Të paktën 50 vende anëtare mbështetën thirrjen për këtë mbledhje urgjente, e cila synon jo vetëm të dënojë dhunën e përdorur, por edhe të kërkojë zhvillimin e një hetimi të zgjeruar për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut, me qëllim mbledhjen e provave për procedime të ardhshme ligjore ndërkombëtare.

Komuniteti ndërkombëtar është alarmuar nga raportet mbi dhunë shqetësuese dhe të vrarë të protestuesve, përfshirë civilë dhe kalimtarë, ku shifrat flasin për mijra viktima që nga nisja e protestave në 28 dhjetor.

Prpozimi I paraqitur nga Këshilli kërkon zgjatjen me 2 vjet të mandatit të një grupi hetues të OKB,së dhe lëshimin e një hetimi të menjëhershëm për shkeljet dhe krimet e lidhura me trazirat e fundit.

Megjithatë mbetet e paqartë se kush do ti sigurojë fondet për këtë hetim për shkak të krizës buxhetore të rëndë që po përballet OKB,ja.

Autoritetet Iraniane nga ana e tyre vazhdojnë të fajësojnë për dhunën protestuesit dhe terroristët sic I quajnë ata, edhe pse qeveria në Teheran akuzohet nga grupe tëë pavarura dhe organizata të të drejtave të njeriut për përdorim të tepëruar të forcës kundër protestuesve paqësor.

Disa raporte jashtë qeverisë sugjerojnë se viktimat e dhunës mund të jenë shumfishuar dhe mund të shkojnë deri në 20,000 sipas një raportuesi të posacëm të Kombeve të Bashkuara, një shifër që nxit thirrje të reja për hetim të plotë mbi mënyrën se si u trajtuan protestat dhe reagimi I forcave të sigurimit të Iranit.