Prezantimi i Bordit të Paqes për Gazën, prezente Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në prezantimin e Bordit të Paqes nga Presidenti Donald Trump në Davos.

Po ashtu bëhet e ditur se i pranishëm është edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Ditën e djeshme Trump tha se 59 shtete kishin pranuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën.

Ndërkohë ditën e sotme CNN ka shkruar se sot në nënshkrimin për Bordin e Paqes në Gaza do të marrin pjesë 35 liderë dhe delegacione shtetesh.

Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë Bordit legjitimitet ndërkombëtar. Bordi synon të mbikqyrë ç’militarizimin dhe rindërtimin e Gazës.

Trump tha se ky është një moment emocionues dhe bota është më e sigurt e më në paqe se më parë.

"Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Dua të falënderoj ish kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. Në këto 12 muajt e fundit kemi arritur, nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kemi mandat të fuqishëm në atdhe. Ekonomia amerikane ka një rritje. Kemi kaluar në 5.8% të rritjes ekonomike. Do ketë rritje edhe më të madhe ekonomike. Bota është më e sigurt dhe më në paqe se 1 vit më parë”, theksoi Trump.