Mbi gjashtë mijë automjete elektrike u regjistruan në Shqipëri gjatë vitit 2025

Numri i mjeteve elektrike në vendin tonë u dyfishua gjatë vitit 2025. Konkretisht vitin që sapombyllëm u regjistruan 6187 mijë mjete “green”, ose 98% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Shifrat u publikuan sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr).

“Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë GREEN!”, thuhet në njoftimin për mediet.

“Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 6187 mjete ‘All-Electric’, duke shënuar një rritje prej 98% krahasuar me vitin 2024”, bën të ditur DPShTRr.

“Më shumë mjete ‘green’ në rrugët tona, për një transport më të pastër, më të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin!”, përfundon njoftimi.