Sejatllari: Flamurtari rikthehet dhe gara në Superioren shqiptare po bëhet gjithnjë më e nxehtë
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, gazetari Kristi Sejatllari analizoi zhvillimet e fundit në Abissnet Superiore, duke vlerësuar rikthimin e Flamurtarit, humbjet surprizë të Partizanit dhe sfidat që po ndezin garën për Final Four dhe mbijetesën.
"Nëse në fundin e vitit që lamë pas kishim dy ekipe në formë si Dinamo dhe Egnatia, në këtë që është në fillimin e 2026-ës, shohim që Egnatia është ndalur dy herë. Kjo më ka bërë përshtypje më shumë.
Pastaj, ndeshjen e kaluar Partizani humbi shansin për pjesën e katërshes, Final Four-it, duke u mposhtur nga Vora, një ndeshje që nuk duhet ta humbiste me përballë Vorës që ishte një ekip që normalisht më i dobët në letër.
Pastaj, e rëndësishme poshtë është që Flamurtari është rikthyer dhe ka rihapur atë garën për mbijetesën, duke qenë se një pikë me Elbasanin dhe fitorja me Bylisin këtë javë, katër pikë, e forcojnë pozitën e tyre në fund.
Pastaj, sfida Dinamo-Vllaznia është një duel shumë interesant që është nesër. Përveç se jep mundësinë që të të arrijnë Egnatian, me ta ngushtojnë diferencën me Egnatian, po është dhe ajo ndeshja që e kujtojmë në fazën e dytë që kishte ato polemikat dhe ju tregoi, ju tregoi njerëzve në Shqipëri që këtu ka dhe, ka dhe superiore.
I ndezi pak debatet edhe pse kishte disa deklarata edhe të dala nga, nga kornizat, normalisht, në tension e sipër, po të paktën mua ajo gjë më pëlqeu sepse aty ndjeva që, shiko, po luhet futbolli në Shqipëri sepse ka garë dhe ne jemi mësuar që stadiumet sa vjen edhe pak tifozë.
Ndërkohë ajo ndeshja sikur e ndezi pak dhe ambientin, flisnim nëpër studio, në rrjetet sociale, tifozët po ashtu me njëri-tjetrin", u shpreh gazetari Kristi Sejatllari.
