Aliu: Tirana rikthehet fuqishëm, nuk ka rrezik rënie nga kategoria

E ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Edonisa Aliu,drejtore sporti, shprehu kënaqësinë për rikthimin e Tiranës me fitore, vlerësoi merkato e klubit dhe siguroi se ekipi nuk rrezikon rënien nga kategoria, duke ruajtur objektivat për sezonin.

"E kam prit shumë rikthimin e Tiranës me fitore. 

E ndjej, jam thellësisht e kënaqshme me ekipin që ka bërë Tirana dhe besoj dhe shpresoj që do ja arrijmë ato që e ka objektiv klubi.

Nuk, nuk e mendoj rënien nga kategoria.

Merkato më ka pëlqyer shumë, sidomos me rikthimin e Redon Xhixhës, besoj që Tirana ka bërë një merkato të duhur dhe do ja arrijmë", u shpreh Aliu.