Çobani: Kampionati po ashpërsohet, Flamurtari në ngjitje dhe gara për mbijetesë bëhet dramatike
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, specialisti i futbollit Arben Çobani analizoi javën e fundit të Abissnet Superiore, duke theksuar formën në rritje të Flamurtarit, rikthimin e Tiranës te fitorja dhe ashpërsimin e garës si në luftën për Final Four ashtu edhe për mbijetesë.
"Sigurisht domethënë ishte më e mbarë për Flamurtarin, pasi ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka marrë katër pikë, një në Elbasan që ishte shumë e rëndësishme dhe një tre pikësh sot, dhe aq më tepër që sot e arriti dhe pa spektatorë, dhe ishte fitorja më, më bindëse që Flamurtari ka arritur në këto javë edhe, siç duket spektatorët i kanë bërë dëm atje në Vlorë.
Nuk e di sa javë i zgjat domethënë kjo, ky dënim i po, ndoshta do jetë gjë e mirë. U rikthye Tirana te fitorja, që fitoi jashtë fushe ditën e, në mesjavë.
Dhe ndeshja e kreut midis Elbasanit dhe Rrogozhinës që prodhoi një rezultat me gola, me, me antagonizma, me, me, me sherre, me luftra, me, me kartona, me dy penallti, domethënë edhe të kontestuara, me vetëm të dhëna nga VAR-i.
Kjo tregon që, kampionati tani sa vjen, sa vjen edhe ashpërsohet, ashpërsohet sepse kemi hyrë në ato, në ato metrat e fundit do të thoshim të sezonit të rregullt dhe skuadrat ca luftojnë për Final Four-in, disa të tjera për të dalë nga kategoria dhe këto që janë për të dalë nga kategoria, për mua në këtë javë ishin, ishin dhe më agresivet.
Nëse prisnim që Partizani të, të arrinte një fitore me, me Vorën dhe për t'iu afruar domethënë skuadrave të kreut, u mund, u posht nga Vora dhe Vora domethënë bëri një hap domethënë përpara.
Ekipi që ka bërë më keq në këto dy javë është Ballshi, që unë po ta shoh kështu, edhe me Benin po diskutonim, unë e shikoj personalisht si, si pretendent për, si pretendent ëh, pavarësisht domethënë se është Tirana e fundit me pesë pikë, por edhe Ballshi.
Ecuria e fillimit të fazës së dytë domethënë, mundet nga Tirana drejtpërsëdrejti, mundet dhe nga Vlora drejtpërsëdrejti, se të dyja këto ekipe ishin rivalet e e e Ballshit. Madje Vlora sot e ka kapërcyer Bylisin në tabelën e klasifikimit.
Unë shikoj që Bylisi është në regres. Dhe ndoshta, ndoshta mund. Megjithëse kampionati na ka prodhuar surpriza ë, deri para pak javësh thoshim Tirana është pa shpresë.
Por Tirana i dha ca shkëndija shprese domethënë në, në, qoftë në kupë, qoftë dhe tash edhe të shikojmë në vazhdimësi si do ta ketë në kampionat", u shpreh Çobani.

