Dy herë në avantazh, dy herë të barazuar / Egnatia dhe Elbasani shpërndajnë pikët

Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Egnatias dhe Elbasanit, është mbyllur pa fitues në stadiumin e Rrogozhinës, duke dhuruar emocione të shumta dhe tension deri në minutën e fundit.

Sfida e javës së 20-të e vlefshme për kreun e renditjes përfundoi me rezultatin 2-2, në një ndeshje ku vendimet e VAR-it patën ndikim të madh në rrjedhën e lojës.

Egnatia arriti të barazojë dy herë rezultatin, falë dy penalltive të shndërruara në gol nga Fernando (63’ dhe 78’), ndërsa Elbasani kishte kaluar fillimisht në avantazh me golat e Loukili (35’) dhe Lajthias (50’).

Ritmi i lartë, ndërhyrjet e shumta dhe polemikat për vendimet arbitrare e bënë këtë duel një nga më dramatikët e sezonit. Përfundimi 2-2 nuk solli ndonjë ndryshim në renditje.