Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti ‘Mercedes Benz C-Class’. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.

Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi.

Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan.

Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali. Ai u vu menjëherë në arrest shtëpiak.