Aksidenti i rëndë te "ura e Dajlanit"/ Likaj: Në atë segment duhet treguar kujdes, drejtuesit të ulin shpejtësinë e mjetit në mbikalime

Pas aksidentit fatal në mbikalimin e "urës së Dajlanit", në studio ka folur eksperti i sigurisë Fadil Likaj, i cili ka shpjeguar se siguria rrugore kërkon vëmendjen e drejtuesve sidomos në këto lloj mbikalimesh.

“Bazuar në informacionin paraprak që kam marrë në media ashtu siç ju e përmendët, drejtuesi i mjetit ishte i dehur në kufirin e nën efektin e alkoolit dhe i dehur.

Nëse drejtuesi i mjetit ka masën e alkoolit mbi 0.5 gram/l është në kufi të të qenurit i dehur.

Bazuar në kodin rrugor, që nga shkalla e dëmtimit që ka pësuar barriera metalike dhe që nga gjatësia e hedhjes së mjetit, kuptohet që shpejtësia ka qenë shumë e lartë në raport me konfiguracionin rrugor.

Segmenti rrugor ku është zhvilluar ngjarja është një mbikalim ku drejtuesit e mjeteve duhen të kenë parasysh që duhet ta rregullojnë shpejtësinë në funksion të kushteve të rrugës.

Në këto raste drejtuesi i mjeteve duhet ta uli shpejtësinë në mbikalime.”- tha Likaj.