Shumë shpejt Klod Braho/ Hakerimi i SPAK! U morën dosjet e Ahmetajn, Veliajt, Gjiknurit, Allajbeut dhe…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 13:56
Arnold Rrokaj, i arrestuar nga SPAK, dyshohet se ka aksesuar kompjuterët e institucionit dhe ka shpërndarë materiale. Komunikimet mes tij dhe Zambak Gjonit tregojnë se Rrokaj i ka paralajmëruar për aksesime të reja, duke lënë të kuptohet se kishte mundësi të siguronte informacione të tjera sensitive.
Konkretisht, më datë 18.02.2025, në orën 21:56:28, ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni një SMS me përmbajtje:
“Shumë shpejt Klod Braho”.
Në vijim të komunikimeve mes të hetuarve, evidentohet si me interes edhe biseda e datës 19.02.2025, ora 17:51:56, ku Zambak Gjoni shkruan:
“Po për Ulsin ka gjë gjekundi?”
Arnold Rrokaj i përgjigjet:
“Ore shikon ti… Qr se kam parë unë këtë.”
Ndërsa Zambak Gjoni i kthen përgjigje:
“Na shih, na shih.”
