Vlora Fetoshi shpërthen në lot/ Kujton masakrën e Krushës dhe humbjen e babait

Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, RTK solli lajme që shërbyen si kujtesë e një tragjedie që nuk harrohet. Ato nuk ishin thjesht informim; ishin dëshmi të dhimbjes që vazhdon të rëndojë mbi familjet dhe mbi shoqërinë tonë. Dhimbja që nuk kalon, dhimbja që mbetet e pranishme në kujtesën tonë kolektive.

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror në RTK, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.

Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.