Aksident TRAGJIK në Kosovë, një viktimë dhe disa të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 23:23
Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sonte në rrugën Komoran-Carralevë.
Sipas informatave fillestare, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.
Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
