Shabiu: Ngjarja e 15 janarit 1999 ishte moment kthese që ndryshoi rrjedhën e historisë
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë aktivisti Besnik Shabiu për të folur lidhur me 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ai u shpreh se ky gjenocid ishte pikërisht pikë kthese në historinë e Kosovës dhe se e keqja në këtë periudhë të errët është se kriminelët e asaj masakre sot e kësaj dite enden të lirë.
“Fatkeqësia e gjithë kësaj është se duhej të ndodhte një ngjarje e tillë që faktori ndërkombëtar të kthej vëmendjen e plotë në drejtim të Kosovës.
45 civilë, nuk ishte thjesht një masakër por realisht ishte një momentum kthese për Kosovën.
Një momentum i cili në një farë forme i kthehej një herë e përgjithmonë në sytë e atyre që kishin skepticizëm për regjimin e Sllobodan Millosheviçit.
Për atë regjim i cili asnjëherë nuk e ndali për asnjë moment idenë e tyre, të dehumanizimit, të shkatërrimit, të përdhosjes, të përdhunimi, gjenocidit, gjithandej Kosovës.
Duhej që kjo të ndodh në 15 janar 1999, që vërtetë të ishte pikë kthese për Republikën e Kosovës.
E keqja është që edhe sot e kësaj dite, edhe pse kanë kaluar 27 vite ata teë cilët e kryen këtë masakër, asnjëherë nuk kanë dal përballë organeve të drejtësisë.
Përkundër, pas shumë thirrje të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne ende nuk e dimë ku janë ata njerëz dhe ende nuk e dimë nëse janë të lirë diku."-tha Shabiu.
