Rusia e shqetësuar për dërgimin e forcave shtesë të NATO-s në Groenlandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 12:47
Rusia shpreh shqetësim serioz në lidhje me vendosjen e forcave shtesë ushtarake të NATO-s në Groenlandë pas takimit të udhëheqësve të Groenlandës, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë.
Siç thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ambasada ruse në Bruksel, selia e Aleancës Atlantike: "Në vend që të bëjë punë konstruktive brenda kornizës së institucioneve ekzistuese, kryesisht Këshillit Arktik, NATO ka zgjedhur rrugën e militarizimit të shpejtë të Veriut dhe po forcon praninë e saj ushtarake atje nën pretekstin imagjinar të një kërcënimi në rritje nga Moska dhe Pekini".