Trump: Është Zelensky e jo Putini ai që po ngadalëson marrëveshjen e paqes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 09:44
Në një intervistë ekskluzive me Reuters, presidenti amerikan Donald Trump theksoi ‘’se Vladimir Putin është gati të bëjë një marrëveshje për Ukrainën, ndërsa Volodymyr Zelenskyy është më i ngurruar’’.
“Mendoj se Putin është gati të bëjë një marrëveshje ndërsa Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje,” shtoi ai.
Kur u pyet pse negociatat e udhëhequra nga SHBA-të nuk e kanë zgjidhur ende konfliktin, Trump u përgjigj: “Zelensky”.
Kur u pyet pse mendonte se Zelensky po i ngadalësonte negociatat, ai thjesht theksoi se ‘’Zelensky se e ka të vështirë të arrijë atje”.
