Trump “shpërthen” ndaj Danimarkës: Groenlanda ka nevojë për SHBA-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 15:21
Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Danimarkës dhe Groenlandës, në prag të bisedimeve që pritet të zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë.
Trump u bëri thirrje autoriteteve daneze, duke nënvizuar se vetëm Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë sigurinë e Groenlandës përballë asaj që ai e cilëson si kërcënim nga Kina dhe Rusia.
“NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë për qen nuk e bëjnë dot! Vetëm SHBA-të mund ta bëjnë!!!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe debate të reja mbi rolin strategjik të Groenlandës dhe marrëdhëniet mes SHBA-së, Danimarkës dhe aleatëve të NATO-s.
