SHBA miraton shitjen e çipave të avancuar të Nvidia-s në Kinë

Qeveria amerikane ka miratuar eksportin e procesorëve të inteligjencës artificiale H200 të Nvidia-s në Kinë, duke vendosur kushte të rrepta sigurie dhe ndalim përdorimi ushtarak.

H200, gjysmëpërçuesi i dytë më i avancuar i Nvidia-s, ishte më parë i kufizuar për eksport për shkak të shqetësimeve se Kina mund të merrte një avantazh teknologjik dhe ushtarak ndaj SHBA-së. Departamenti i Tregtisë pohoi se shitja mund të ndodhë vetëm nëse ka furnizim të mjaftueshëm procesorësh brenda SHBA-së dhe klientët kinezë ndjekin procedura të forta sigurie.

Ky hap vjen në mes të rivalitetit gjeopolitik SHBA–Kinë për dominimin global në fushën e inteligjencës artificiale, ku Nvidia është një nga lojtarët kryesorë.