Tragjedi në Tajlandë: Vinçi bie mbi trenin e pasagjerëve, 22 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një vinç ndërtimi ka rënë mbi një tren pasagjerësh, duke shkaktuar 22 viktima dhe 79 të plagosur, tetë prej tyre në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin rreth 195 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, kur vinçi po ngrinte një segment betoni që u rrëzua mbi tren, duke nxjerrë nga shinat katër vagonë. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.