GAZA GODITET NGA STUHIA/ Reshjet e shiut përmbysin qindra tenda strehimi të familjeve të zhvendosura (VIDEO)
Një stuhi e fuqishme shiu përfshiu Rripin e Gazës, duke përmbytur qindra tenda dhe duke shembur shtëpi ku familjet e zhvendosura nga lufta dyvjeçare kishin gjetur strehim.
Për pasojë deri tani raportohet një bilanc me të paktën 6 persona, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.
Mjekët thanë se pesë persona, përfshirë dy gra dhe një vajzë, vdiqën kur shtëpitë u shembën pranë plazhit në qytetin e Gazës, ndërsa një djalë njëvjeçar vdiq nga hipotermia në një tendë në Deir al-Balah, në Gazën qendrore.
Çadrat u shkëputën nga shtyllat e tyre, disa prej të cilave fluturuan dhjetëra metra përpara se të binin në tokë. Të tjera mbetën të rrënuara në baltë, ndërsa familjet përpiqeshin të shpëtonin atë që mundnin.
Banorët u përpoqën të risiguronin atë që kishte mbetur, duke ngritur kunja dhe duke vendosur thasë me rërë rreth skajeve për të mbajtur larg ujin e shiut.
