Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin përsëri në protestë, rrezikojnë të mbesin pa punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 11:22
Vijon protesta e zhvilluar para bashkisë në Bashki nga punonjësit e sektorit të gjelbërimit në Vlorë.
Ata po protestojnë kundër bashkimit të ndërmarrjes së gjelbërimit me atë të pastrimit, duke e kundërshtuar këtë vendim me argumentin se do të sjellë pasoja për vendet dhe kushtet e punës së tyre.
Që diten e djeshme, protetuesit kërkojnë të zhvillojnë një takim me kryetaren e Bashkisë, për të shprehur ankesat e tyre dhe për të marrë një zgjidhje konkrete se si do të veprohet në vazhdim.
