"The Telegraf": SHBA po përgatitet për sulme kibernetike ndaj regjimit iranian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 10:59
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për sulme të mundshme kibernetike kundër Iranit në përgjigje të shtypjes së protestuesve antiqeveritarë nga Teherani, raporton Telegraph.
Duke cituar zyrtarë amerikanë, Telegraf shkruan se operacionet kibernetike janë duke u zhvilluar për të ndëshkuar udhëheqjen iraniane për dhunën kundër protestuesve.
Duke folur në bordin e “Air Force One”, Trump u tha gazetarëve se udhëheqja iraniane e kishte thirrur atë për të negociuar një ditë më parë.
Ai shtoi se një takim me përfaqësuesit iranianë mund të organizohej, ndersa shtoi se SHBA-ja mund të duhet të veprojë paraprakisht duke pasur parasysh protestat e vazhdueshme në vend.
