HIDROVORET NË DARZEZË TË FIERIT/ Rama: Punë e pandërprerë gjatë reshjeve të ditëve të fundit (PAMJE)

Hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3 në Darzezë të Fierit kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive të ditëve të fundit për të menaxhuar prurjet e larta të ujit dhe për të lehtësuar situatën në zonat bujqësore, njofton kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. 

Strukturat teknike kanë punuar 24 orë në ditë për të garantuar funksionimin e plotë të impianteve, duke shmangur përmbytjet dhe duke mbrojtur tokat bujqësore dhe pronën e fermerëve.