Tragjedi në Minneapolis/ Renee Nicole Good, 37 vjeçarja e vrarë nga agjentët federalë

Pamjet e xhiruara nga dëshmitarë dhe kamerat e ICE tregojnë momentet e fundit të Renee Nicole Good, 37-vjeçares nga Minneapolis, e cila u vra nga agjentët federalë. Videoja sfidon versionin zyrtar sipas të cilit ajo kishte tentuar të shtypte një efektiv.

Në pamje shihet makina e Renee e ndaluar, teksa tre agjentë të armatosur afrohen. Një agjent hap zjarr nga afër, duke qëlluar xhamin e përparmë dhe më pas dy herë brenda kabinës. SUV-i më pas përplaset me disa makina të parkuara, duke i marrë jetën Renee.

Pas publikimit të pamjeve, qytete të ndryshme në SHBA janë përfshirë nga protesta në kujtim të saj, me thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie për agjentët e përfshirë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa tensionet sociale mbeten të larta.