IRANI NDËRPRET INTERNETIN/ Protestat përhapen dhe dh*na rritet në shumë qytete
Autoritetet iraniane kanë ndërprerë internetin dhe linjat telefonike në disa rajone, teksa protestat kundër qeverisë janë intensifikuar. Demonstruesit kanë kryer akte zjarrvënieje dhe përplasje me policinë, ndërsa forcat e sigurisë janë përgjigjur me masa të ashpra. Bllokimi i komunikimit po shkakton frikë për përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.
Autoritetet Iraniane kanë ndërprerë lidhjen në internet në disa rajone të vendit, teksa protestat kundër qeverisë janë zgjeruar dhe janë shoqëruar me akte zjarrvënieje dhe përplasje me forcat e sigurisë.
Vendimi vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakëaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe ekonomike.
Sipas raportimeve përvec internerit gjithashtu janë ndërpre gjithashtu linjat telefonike dhe janë anuluar fluturimet jashtë vendit, kjo ka sjellë pasoja më të dhunshme se ditët e mëparshme ku protestuesit i kanë vënë zjarrin ndërtesave publike, bankave dhe automjeteteve.
Ndërkohë forcat e sigurisë janë përgjigjur me masa të ashpra, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe arrestime masive.
Ndërprerja e internetit ka vështirësuar komunikimin dhe shpërndarjen e informacionit, si brenda vendit ashtu edhe me botën e jashtme.
Qeveria Iraniane e ka justifikuar bllokimin e rrjetit si një masë të nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke akuzuar aktorë të jashtëm për nxitjen e trazirave.
Ky veprim është dënuar nga organizatat për të drejtat e njëriut, suke e cilësuar si përpjekje për të heshtur zërin e protestuesve .
Ndërkohë situata në terren mbetet e paqëndrueshme, me internetin e kufizuar dhe informacionin të fragmentuar shqetësimi për përshkallëzimin më tej të dhunës po rritet.
