Mema: Trump synon rikthimin e SHBA-së në skenën ndërkombëtare, ka fokus Groenlandën

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", Medlir Mema, Profesor i Marrëdhenieve ndërkombëtare “Brigham Young University-Idaho” SHBA, analizoi strategjinë e Donald Trump, duke lidhur çështjen e Venezuelës dhe Groenlandës me synimin e tij për të rivendosur influencën globale të SHBA-së.

" Besoj se janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra çështja e Venezuelës dhe çështja e Groenlandës. 

Ka të bëj me atë që zoti Trump parashikon si një riformulim të sistemit ndërkombëtar ku influenca e SHBA-së sipas perceptimit të tij gjatë 2 dekadave të tij ka qenë në rënie dhe detyrohet një rikthim i kësaj influence për të ardhmen. 

Kjo reflektohet gjithashtu edhe në lajmërimin e fundit që është bërë edhe nga Trump, që ka të bëj me çështjen e rritjes së buxhetit të mbrojtjes së Pentagonit, që shkon deri në 1.5 trilion dollarë, aktualisht është 850 miliard dollarë.

të gjitha tregojnë që zoti Trump po e shikon të domosdoshme rikthimin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare si faktorin kryesor dhe të pazëvëndësueshëm dhe konsidorimin e Groenlandës si pjesë e hemisferës perëndimore, pra ajo që e lidh Venezuelën me Groenlandës është hapsira gjeografike dhe në mendimin e Trump, Groenlanda konsiderohet si pjesë e kësaj hemisfere perëndimore ku sigurisht edhte SHBA-të duhet të sundojnë", u shpreh Mema.