VIDEO/ "Al Jazeera" publikon pamjet nga përmbytjet në Kosovë: Nis evakuimi i qytetarëve nga banesat e fundosura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 22:36
Emergjencat në Kosovë vazhduan për ditën e dytë me evakuime masive, pasi përmbytjet shkatërruan disa komuna.
Video e publikuar nga Al Jazeera tregon banorë duke u nxjerrë nga shtëpi të përmbytura, ndërsa uji ka mbuluar rrugët dhe lagjet e qyteteve të prekura.
Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të vazhdueshëm dhe apelojnë tek qytetarët që të shmangin zonat e ujit.
Shumë familje janë strehuar në qendra emergjence, ndërkohë që ekipet po punojnë për të shpëtuar ata që mbeten të bllokuar.
