PAS ZGJEDHJEVE/ Bytyçi: Mazhoranca fitoi vota përmes skemës sociale, shpërndau para të varfërve para 28 dhjetorit

Në hapësirën "Për Shqipëtarët" në "Ora News" ishte i ftuar opinionisti politik Muhamet Bytyçi, i cili ka dhënë komentin e tij të fitores së LVV pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai u shpreh se mazhoranca në pushtet mori votat nga shtresa e ulët ekonomike duke shpërndar fonde disa ditë para zgjedhjeve si pjesë e fushatës.

Sa i përket zgjedhjeve, sigurisht rezultatet janë befasuese sa i përket numrit apo përqindjes që ka marrë pushteti sepse është pritur një rezultat tjetër në krahasim me punën që është bërë.

Pushteti në Kosovë ka përdorur të gjitha çfarë ka pasur mundësitë shtetërore në shërbim të votës së vet dhe kështu që ka arritur të mobilizojë një numër të madh të votuesve.

Kryesisht nga diaspora dhe nga votues nga shtresat e varfëra, ku përmes skemave sociale disa ditë para zgjedhjeve ka arritur të shpërndaj një numër të madh të parave, në këmbim të votës në ditën e 28 dhjetorit, ku ka marrë shumicën e njerëzve të cilëve kanë përcjellë zhvillimet kryesore në Kosovë.

Sa i përket opozitës, nuk ka marrë ato që ka pritur dhe ka pritur një rezultat tjetër.”- tha ai.

VIDEO - NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE