Alarm i kuq për mot të keq në lindje të Serbisë

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Serbisë (RHMZ) paralajmëroi për një dukuri lokale të shiut të ngrirë që do të bjerë sot dhe nesër në orët e mëngjesit, pasdites dhe mbrëmjes në jug të Baçkës, në Serbinë perëndimore, në Beograd, në Banatin jugor, Sumadije, Pomoravlje dhe në Serbinë lindore.

Alarmi i kuq për mot është në fuqi në Sumadije, Pomoravlje dhe Serbinë lindore.

Një rritje e mëtejshme e konsiderueshme e lartësisë së borës pritet gjatë natës dhe të mërkurën në veri dhe perëndim të vendit.

Ka probleme të mundshme në trafik dhe furnizimin me ushqim, ngrohje dhe energji elektrike për popullsinë (bllokim i mundshëm total i trafikut), dëmtime të mundshme të mëdha në sistemet e transmetimit – linjat e energjisë, lëndime të këmbësorëve, dëmtime të pemëve – dëmtime të pyjeve dhe pemëve në parqe.