Policia e Kosovës apel qytetarëve të bëjnë kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve telefonike (SMS), të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.
Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.
Policia e Kosovës thekson se nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe u bën thirrje qytetarëve që:
Të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
Të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
Të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
Të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;
Nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në Bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës.
Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.
Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, derisa fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

