Dialogu Kosovë–Serbi mbetet i ngurtë/ Progres i vështirë edhe në 2026

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pas 15 vjetësh negociatash, ndodhet në një fazë të ngecur. Edhe pse në shkurt do të mbushen 3 vjet që nga njoftimi i BE-së për arritjen e marrëveshjes, ajo nuk ka formë ligjërisht obliguese, pasi Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe nuk e pranon si tërësi. Bashkimi Evropian, i investuar në dialog, nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë dhe shpesh fajin e ka kaluar tek Kosova.

Edhe takimet teknike dhe ato të nivelit të lartë kanë qenë të pakta dhe pa rezultate konkrete. Për më tepër, BE-ja vazhdon të kërkojë nga Kosova zbatim të plotë të obligimeve, megjithëse marrëveshja nuk është nënshkruar nga Serbia. Situata duket se do të mbetet e njëjtë edhe në vitin 2026, për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe mungesës së vullnetit të qartë politik për progres.

Palokaj thekson se Kosova duhet të sigurojë bashkëpunim dhe mirëbesim me BE-në dhe vendet e tjera, duke shmangur përdorimin e dialogut si temë për përplasje të brendshme politike, për të mos u identifikuar si pengesë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.