STAFI I LOUVRIT NË GREVË/ Punonjësit ngrejnë zërin për kushtet e punës, muzeu hapet pjesërisht
Stafi i Muzeut të Luvrit në Paris ka votuar unanimisht për të hyrë në grevë, në shenjë proteste kundër kushteve të punës.
Administrata e muzeut njoftoi se Luvri do të jetë i hapur vetëm pjesërisht, ndërsa disa nga veprat më të famshme, përfshirë Mona Lisa, Venusi i Milos dhe Fitorja e Samotrakës, do të jenë të aksesueshme për publikun.
Greva kishte nisur fillimisht më 15 dhjetor, por u pezullua katër ditë më vonë. Në atë kohë, sindikatat kërkuan një takim të ri me stafin për të vendosur vijimin e protestës, për shkak të mo aritjes së një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për kushtet dhe kërkesat e tyre për punën.
Ministria ka premtuar anulimin e shkurtimit prej 5.7 milionë eurosh të fondeve publike për Luvrin, si dhe rritje të pagave. Megjithatë, sindikatat i konsiderojnë këto masa ende të pamjaftueshme.
Greva synon të protestojë kundër mungesës së personelit, veçanërisht në mbikëqyrjen e galerive, kundër rritjes së planifikuar prej 45% të çmimeve për turistët jo-evropianë, si dhe kundër përkeqësimit të gjendjes së ndërtesës, problem i theksuar pas vjedhjes së bujshme të më 19 tetor.
Rreth 9 milionë persona vizituan Luvrin në vitin 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2024, kur muzeu u vizitua nga 8.7 milionë njerëz. Numri i vizitorëve pati një rënie të përkohshme gjatë verës së vitit 2024 për shkak të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të mbajtura në Paris.
