Rënia e Maduros, Shala: Shmangia e kaosit në Venezuelë u shqyrtua në Katar! Ja kush i ndërmjetësoi bisedimet
Prof As Dr Xhavit Shala, njeheresh dhe ekspert në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” foli mbi zhvillimet që shkaktoi operacioni amerikan në Venezuelë që kulmoi me arrestimin në pallatin presidencial të udhëheqësit Nikolas Maduro dhe bashkëshortes së tij dhe ekstradimin e tij në Nju Jork.
Shala theksoi se forcat amerikane përveç operacionit të arrestimit kanë shqyrtuar dhe mundësinë që Venezuela të bjerë në kaos dhe për të parandaluar këtë zyrtarët e SHBA-së morën kontakte me zëvendëspresidenten atje disa muaj para operacionit.
“Këto kontakte janë realizuar nga një pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit dhe bisedimet janë bërë në Emiratet e Bashkuara dhe është rënë dakord që pas ardhjes në pushtet të saj të parandalohet dhe rënia në kaos e vendit.
Sepse kaosi shkakton dëme shumë të mëdha në këto vende ku realizohen përmbysje të tilla. Rasti i Libisë pas asgjësimit të Kadafit në vitin 2011, kaosi vazhdon akoma dhe vendi nuk është stabilizuar edhe pse kanë kaluar rreth 16 vite nga ajo ngjarje, i bëri amerikanët të mendonin, pasi rënia në kaos e Venezuelës mund t’i shkaktonte më shumë dëme Amerikës vetë dhe vendeve fqinje”, u shpreh ndër të tjera profesori Xhavit Shala.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

