BROJA LË PAS MAKTHET E DËMTIMEVE/ Sulmuesi: Më ka ardhur shumë vetbesimi, Premier League është kërkuese

Armando Broja ka lënë pas mankthet e dëmtimeve. Në një intervistë për klubin e Bërnlej, shqiptari deklaroi se ka fitur vetëbesimin duke lënë pas periudhën e vështirë. Sulmuesi shprehet se është i lumtur kur shënon, ndërsa dëshiron të jap kontribut të madh edhe në skuadër.

Armando Broja po rigjen formën e tij  më të mirë te Burnlej. 24 vjecari ka qenë protagonist në 2 nga 3 sfida e fundit, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asisit për skuadrën. Burnlej i ka dhënë besim shqiparit, i cili tashmë ka nisur të ketë ndikim në skuadër.

Përvec minutave në fushën e blertë, klubi anglez i ka bërë dhe një promovim sulmuesit kuq e zi, teksa herë pas herë e ka bërë protagonist të postimeve në rrjetet sociale, duke i kthyer në një imazh të skuadrës.

Së fundmi, Broja ka dhënë një intervistë për klubin. Shqiptari pranoi se periudha e ambjentimit në premier ligë nuk ka qenë e lehtë, ndërsa shprehet se tashmë ndihem më i fortë fizikisht.

 “Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier League. Është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri. Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita cdo ditë, cdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani.

Pas shumë kohësh, Broja është rikthyer të luajë titullar në premier ligë dhe kjo gjë i ka dhënë besim shqiptarit.

 “Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim edhe nga aspekti psikologjik tani, jam shumë më mirë sesa më parë. Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar”.

Kjo formë e Brojës, vjen në momentin më të mirë, teksa kombëtarja do të luajë në mars sfidën historike të play- off për kupën e botës.