Tragjedi në Crans-Montana/ Golfisti italian 16-vjeçar mes viktimave

 

Golfi italian është tronditur nga humbja tragjike e Emanuele Galeppini, 16 vjeç, i cili u identifikua mes viktimave të zjarrit në klubin “Constellation” në Crans-Montana, Zvicër, natën e Vitit të Ri. I lindur në Xhenova dhe i rritur në Dubai, Emanuele ishte një premtim i madh për golfin italian.

Federata Italiane e Golfit njoftoi:

“Ne vajtojmë ndarjen nga jeta të Emanuele-s. Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona.”

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv, por kujtimet dhe pasioni i tij do të mbeten të gjalla.