Trump kritikon Clooney-t/ Shtetësia franceze nuk e shpëton nga gabimet politike!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 17:09
Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi me ironi ndaj lajmit që George dhe Amal Clooney morën shtetësinë franceze, duke i quajtur “dy nga parashikuesit më të këqij politikë të të gjitha kohërave”.
Ai gjithashtu akuzoi Francën për “menaxhim katastrofik të imigracionit” dhe lidhjen e tij me rritjen e krimit, duke krahasuar situatën me atë nën administratën e Biden. Clooney, mbështetës i njohur i demokratëve, u bë objekt i kritikes së presidentit republikan, i cili e përshkroi si “më i famshëm për politikat sesa për filmat e tij”.
