BOTA HYN NË VITIN 2026! Fishekzjarre dhe spektakle dritash nga Dubai në New York
Ky moment shënoi mesnatën dhe mënjëherë shpërtheu festa!
Këto janë pamjet e festës së ndërrimit të viteve në sheshin Times Square në Nju Jork të Shteteve të basghkuara të amerikës.
Mijëra njeëz sfiduan acarin dhe qëndruian për orë të tëra në pritje për të shijuar nga sa më afër këtë moment.
Ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin dhe qyteti hyri në 2026 me brohorima dhe përqafime.
Dubai mahniti botën me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.
Dronë, drita, muzikë dhe avionë uji e shndërruan ndërrimin e viteve në një nga ngjarjet më të shikuara globale.
Londra e priti Vitin e Ri 2026 me një spektakël madhështor fishekzjarrësh mbi lumin Tamiz, duke ndriçuar Big Ben-in dhe London Eye.
Parisi, Roma, Stambolli e kryeqendra të tjera europiane po ashtu festtuan me fishekzajrre.
Në shumë shtete në gjithë botën festimet u mbajtën në masa të rrepta sigurie, për shkak të rrezikut për sulme të mundshme,.
Ishujt e fundit në botë që festojnë Vitin e Ri janë Ishujt Baker dhe Hoëland, territore të pabanuara të Shteteve të Bashkuara në Oqeanin Paqësor.
Ndërsa viti i ri 2026 u përhap në çdo zonë kohore, nga ishujt e Paqësorit deri në brigjet amerikane, bota u bashkua në një moment shprese, reflektimi dhe festimi. Viti 2026 nisi mes dritës, fishekzjarrëve dhe dëshirës universale për paqe, stabilitet dhe një fillim më të mirë për të gjithë.

