Traditës 4 shekullore i vjen fundi/ Danimarka ndalon shpërndarjen tradicionale të letrave me post
Danimarka ka marrë një vendim historik duke u bërë vendi i parë në botë që ndalon plotësisht shpërndarjen tradicionale të letrave.
Kjo do të thotë se posta klasike, siç njihej për rreth 400 vjet, nuk do të funksionojë më në formën e saj të vjetër.
Arsyeja kryesore është se njerëzit dhe institucionet pothuajse nuk përdorin më letra fizike, por komunikojnë kryesisht në mënyrë digjitale.
Me kalimin e viteve, numri i letrave ka rënë ndjeshëm mbi 90% më pak krahasuar me vitin 2000, duke e bërë shërbimin postar të letrave shumë të shtrenjtë dhe joefikas për t’u mbajtur.
Për këtë arsye, kompania shtetërore PostNord ka vendosur të ndalojë shpërndarjen e letrave dhe të fokusohet vetëm te dërgimi i pakove, që është rritur falë tregtisë online.
Si pjesë e këtij ndryshimi, kutitë postare po hiqen nga rrugët dhe po shiten për bamirësi, ndërsa dërgimi i pakicës së letrave që mbeten do të bëhet përmes pikave në dyqane dhe kompanive private.
Megjithatë, ky vendim ka ngritur shqetësime, sidomos për të moshuarit dhe personat që nuk janë të aftë të përdorin teknologjinë digjitale.
Danimarka ka hyrë plotësisht në epokën digjitale, ku letra nuk është më një mjet i domosdoshëm komunikimi.
Ajo mbetet më shumë si simbol nostalgjik dhe emocional, ndërsa rasti danez shihet si një paralajmërim se e ardhmja e komunikimit në shumë vende të tjera mund të ndjekë të njëjtën rrugë.
