VIDEO/ Festimet e fundvitit që përfunduan nën zjarr, shpërthimi shkaktoi 40 viktima në Zvicër
Një zjarr i madh shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë në zonën turistike të Crans-Montana në Zvicër, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë gjatë festimeve të vigjiljes së Vitit të Ri.
Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak tregon rreth 40 të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të ndihmuar viktimat.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë kaos dhe panik, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar personat e bllokuar brenda objektit.
The moment fire in Swiss ski resort breaks out on New Year’s Eve.
— Sky News (@SkyNews) January 1, 2026
The fire has left dozens of people feared dead and more than 100 injured pic.twitter.com/6tsZH5uVcZ
