“RITUALET E ORËS 12”/ "Gjelin mos e copëtoni dhe mos..." - Blerina Gica tregon recetën tradicionale, spikeres i hipën nepsi (VIDEO)
Gjelin nuk duhet ta copëtoni dhe as ta mbingarkoni me erëza. Kështu këshillon Blerina Gica, e cila ndan recetën tradicionale të përgatitjes së tij, duke theksuar se ruajtja e thjeshtësisë është çelësi për të nxjerrë në pah shijen natyrale të mishit.
Sipas saj, gatimi sipas traditës është një mënyrë për të respektuar zakonet e trashëguara ndër breza dhe për të ruajtur autenticitetin e tryezës festive.
Blerina Gica: “Madje babai im dikur na thoshte që të mos e ngrinim fare tavolinën, por ta linim shtruar deri në mëngjes, si shenjë e bollëkut të tryezës që simbolizon më pas një tryezë të mbushur gjithë vitin”.
Ritualet e orës 12 janë pjesë e rëndësishme e traditës popullore shqiptare.
Disa i kemi huazuar nga jashtë, si thyerja e një objekti qelqi, e të tjera.
Blerina Gica shpjegon kuptimin simbolik të këtyre veprimeve, të cilat lidhen me dëshirën për mbarësi, shëndet dhe fat të mirë në vitin e ri.
Në studion e OraNews solli edhe një hajmali.
Blerina Gica: "Brenda ka një gjethe dafine që ka qenë gjithmonë simbol i fuqisë, lavandër, e cila rri gjithë vitin e çelur, kanellë dhe karafil që afron energjinë e mirë, dhe hudhër që mos t’ju marin “mësysh”. Duhet të vendoset tek dera e jashtme".
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

