Asllani nën kritika, nota e ulët në Itali.

Torino pësoi humbjen 1-2 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të Serie A. Mes lojtarëve më të dobët të skuadrës u konsiderua Kristjan Asllani, i cili mori notën 5 nga Tuttomercatoweb.

Sipas mediave italiane, mesfushori shqiptar “nuk realizoi asnjë pasim vertikal të saktë dhe dukej i ngathët në rikuperim”. Kritikat theksojnë se Asllani duket larg formës së tij kur konsiderohej një regjizor premtues në Serie A.

Sezoni i parë i tij me Torinon ka përfshirë 15 paraqitje, por duket se ende po kërkon ritmin optimal.