Kalendari i Superiores për tri javët e para të 2026-ës

Kategoria “Abissnet Superiore” do të kthehet në fushë në datat 14 dhe 15 janar 2026 për të luajtur ndeshjet e vlefshme për Javën e 19-të.

Ekipet dhe lojtarët do të kenë mjaftueshëm pushime për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithashtu janë zbuluar edhe përballjet dhe oraret për javën e 20-të dhe të 21-të.

“Egnatia” është shpallur “kampionia e dimrit” me 37 pikë, ndërsa “Tirana” mbyll tabelën e renditjes me 10 pikë.

Sot luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, ku përballen mes tyre Egnatia dhe Dinamo City. Kjo finale, që do të luhet në orën 19:00, pritet të sjellë emocione dhe spektakël në stadiumin “Air Albania”.

JAVA E 19-TË

Të mërkurën 14.01.2026

Bylis-Tirana(13:30)

Vllaznia-Egnatia(17:00)

Elbasani-Flamurtari(17:00)

Të enjten 15.01.2026

Partizani-Vora(13:30)

Teuta-Dinamo(17:00)

JAVE E 20-TË

Të shtunën 24.01.2026

Bylis-Egnatia(13:30)

Tirana-Flamurtari(13:30)

Vllaznia-Partizani(16:30)

Të dielën 25.01.2026

Teuta-Vora(13:30)

Elbasani-Dinamo(16:30)

JAVA E 21-TË

Të shtunën 31.01.2026

Vora-Flamurtari(13:30)

Partizani-Elbasani(16:30)

Dinamo-Bylis(19:00)

Të dielën 01.02.2026

Teuta-Vllaznia(16:30)

Egnatia-Tirana(16:30)

Kalendari i Superiores për tri javët e para të 2026-ës