Angazhon 100 prokurorë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor/ Kosova përfundon përgaditjet për zgjedhjet parlamentare të së dielës
Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar përgaditjet në lidhje me zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në Kosovë më 28 dhjetor. Garantimi i integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtja e votës së lirë të votuesve është qëllimi kryesor i kësaj përgaditje.
Sipas mediave kosovare, në kuadër të këtyre zgjedhjet do të angazhohen gjithsej 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial. Sipas njoftimit ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor. Kjo me qëllim shmangien e çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore, që mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor.
“Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, institucionet, organizatat e ndryshme dhe subjektet politike që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast të paligjshëm. Kjo duke filluar nga vjedhja dhe cënimi i votës së lirë.
